Redjan Rraja është ndaluar nga autoritetet policore, si i përfshirë në atentatin e së premtes pranë mbikalimit të Shkozetit. 34-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë dhe me profesion stomatolog u ndalua në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Njëri nga fisi i deputetit Rrahman Rraja, dyshohet se është një nga personat që mori pjesë në atentatin ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku.

Por kush është Redjan Rraja? Ai nuk është një emër i panjohur, si për autoritetet policore, ashtu edhe për opinionin publik.

Më 30 Korrik të 2018-s Redjan Rraja u akuzua nga punonjësi i policisë Emiliano Nuhu se e kishte kërcënuar së bashku më Ramazan Rrajan, nipër të deputetit të PS Rrahman Rraja, për mosmarrjen e kallëzimit të Xhensila Malokut. Kjo e fundit ishte dhunuar nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist.

Redjan Rraja u arrestua në Maj të vitit 2016, pasi akuzohej për fshehjen e pistoletës dhe telefonit të të vrarit Elton Çiço.

Veritas.com.al/