
Gardisti Shkëlzen Qosja u gjet sot në ora 09.030 i vrarë me një plumb në kokë, brenda garazhit të makinave të Gardës së Republikës. Ai është 31 vjeç dhe si detyrë funksionale kishte ‘shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj”, sipas njoftimit të Ministrisë.
Brenda mjetit që përdorte gardisti është gjetur një armë pistoletë, ndërsa shoferi është gjetur me plagën e një plumbi në kokë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen aktet e hetimit.
Veritas.com.al/