“Jo mitingje, jo grumbulli me masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit. Me kokën ulur dhe veshët hapur është këshilla ime”, tha Rama.
Edi Rama dha detajet e para se si socialistët po e projektojnë zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.
“Për presidentin:
Ne duhet te mendojmë për mënyrën se si mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje, duhej të gjejmë mënyrën të mbledhim mendime për presidentin e ri të Republikës, pasi një seri ngjarjesh që e kanë çuar në minus këtë figurë.
Ne kemi përgjegjësinë që t’i japim popullit në krye të shtetit një njeri normal në radhë të parë, që ti kthejë normalitetin njerëzor dhe moral këtij posti, nuk do të bjerë nga qielli, do të jetë mes nesh, por ne e kemi detyrim që ti japim asaj zyre një njeri normal për 5 vitet e ardhshme, një figurë moralisht dhe profesionalisht normale, prandaj ju lutem të mendojmë në këtë sens, kushdo që ka ide për këtë le ta ndajë”, u shpreh Rama.