(FOTO: Clint Eastwood)/ 

Në 60 vjetët e fundit, Eastwood i ka bërë njerëzit romantikë, ka frymëzuar dhe ka tërhequr një  numër të pamasë zemrash anembanë Amerikës. Por është një anë e Clint Eastëood të cilën shumë njerëz nuk e kanë parë.

Sot aktori 86 vjeçar  është i njohur për mënyrën konservative dhe të shëndetshme të jetesës, por fëmijëria e tij është e mbushur plot me kokëçarje, kaos dhe udhëtimi i tij drejt të qenit aktor i dëgjuar s’ka qenë i lehtë.

Unë e kam dashur gjithmonë Clint Eastwood-in, por pasi mësova për fillimet e tij me plot me modesti, dashuria dhe respekti për këtë kauboj të fortë më është rritur edhe më shumë.

Clinton “Clint” Eastwood i riu ka lindur në 31 maj të vitit 1930 në San Francisko të Kalifornisë. Clint-i vjen nga një mjedis i rangut të ulët dhe të varfër. Babai i tij, Clinton Eastwood i madhi ishte një emigrant që punonte hekurkthyes, ndërsa mamaja e tij, Margaret Ruth Eastwood punonte në një fabrikë.

Lindi sa një dash, me peshë 5,25 kg aq sa mamitë në maternitet i vunë edhe një nofkë dhe e quajtën bebi Clint “Samson” sepse në atë kohë ishte e rrallë që një i porsalindur të kishte një peshë të tillë aq të madhe.

Duke u rritur, familja e Clint-it lëvizte shpesh përgjatë bregut perëndimor sepse babai bënte punë të ndryshme që t’ia dilte mbanë. Më në fund familja u vendos në Piendmond të Kalifornisë në të cilën Clint-i ndoqi shkollën fillore të Piedmontit.

Ndoshta për shkak të edukimit të tij kaotik, Clint-i gjithmonë do të futej në telashe dhe do të përpiqej shumë në shkollë çka do të thoshte se i riu i nevrikosur do të dënohej pothuajse gjithmonë që të ndiqte shkollën përgjatë verës.

Clint-i e kishte të lindur trupin prej atleti. Ai arriti që në gjimnaz gjatësinë prej 1.88 metrash. Pavarësisht talentit të lindur për atletikë dhe muzikë, ai nuk kishte interes që të futej në skuadrën apo bandën e shkollës. Në vend të kësaj, i riu pasionant ishte i përqendruar te aktivitetet individuale si tenisi, pianoja dhe golfi.

Në  adoleshencë, dashuria e Klintit të ri ishte tek makinat, muzika xhaz dhe femrat. Këto ishin pikat qendrore të ëndrrave të tij në këtë kohë. Babai i tij mblodhi me mundim 25 dollarë për t’i bërë surprizë Clint-it makinën e parë. Që nga ky moment e në vazhdim makinat do të kishin më shumë prioritet se sa vajzat. Vetëm disa javë para se të regjitrohej në gjimnazin e Piedmontit, Eastwood-i i ri moskokëçarës ngau motorin e tij pas një stuhie me shi përmes fushës së shkollës duke prishur barin. Si rezultat i kësaj shkolla e refuzoi regjistrimin e tij.

Duke mos pasur asnjë vend tjetër ku të shkonte, Clint-i ndoqi gjimnazin teknik të Oakland-it. Mësuesja e dramës e inkurajoi atë të merrte pjesë në shfaqjet e shkollës, por ai nuk donte tja dinte shumë. Ironikisht më vonë ai e pranoi që ishte shumë i turpshëm që të vinte këmbën në skenë.

Në vend të kësaj, Clint-i ndoqi kursin për mekanik dhe studioi për mirëmbajtjen e avionëve. Si për rindërtimin e avionëve ashtu edhe të motorëve të makinave. Gjithashtu Clint-i u bë pianist dhe madje shumë i përkushtuar. Sipas një miku të tij, ai mund të lunte në piano deri sa t’i dilte gjak nga gishtat.

Në fillim të vitit 1949, babai i Clint-it lëvizi në një uzinë në Siatëll. Me qëllim që të mbaronte gjimnazin në Oakland, Clint-i u sistemua në një shtëpi me një shokun e tij, Hari Pandlton.

I dëshpëruar për t’ia dalë, Clint-i punoi në një sërë punësh, si kujdestar plazhi, zjarrfikës pyjesh, punonjës golfi si edhe i binte pianos në një bar të vogël.

Përfundimisht Clint-i iu bashkua familjes në Siatëll ku ai punoi në një kompani në Springfield të Oregonit së bashku me babanë e tij.

Me shpresën se diplomimi do t’i jepte shanse atij për një jetë më të mirë, Clint-i u regjistrua në vitin 1951 në universitetin e Siatëllit. Por pas një kthese të papritur të fatit, Klinti u rekrutua në ushtrinë e SHBA-së dhe u caktua në Fort Ord të Kalifornisë. Këtu ai u caktua si kujdestar plazhi dhe instruktor i notit.

Për të plotësuar rrogën prej 67 dollarësh në muaj, Clint-i punoi në një punë të ulët, me orë të gjata në diellin përvëlues në një dok ngarkim shkarkimi për një kompani rafinerije sheqeri.

Ndërsa po kthehej nga një vizitë në fundjavë që kishte bërë në shtëpinë e prindërve në Siatëll, Clint-i ishte në bordin e një aeroplani bombardues Douglas kur papritmas ngelën pa karburant dhe ranë në oqean pranë Point Reyes. Clint-i doli i plagosur rëndë nga aeroplani që po fundosej dhe notoi për 3 milje deri në breg .

Me kalimin e kohës, përgjatë shërbimit ushtarak Clint-i u ndesh disa herë me “shenja” që do ta drejtonin atë përfundimisht drejt Hollywood-it. Direkt pas eksperiencës që pati në ushtri në të cilën për pak vdiq  Clint Istwood-i e kuptoi përfundimisht se fati i tij ishte të bëhej aktor.

Ishte kontakti që ai pati gjatë shërbimit ushtarak me disa aktorë televizioni në Fort Ord,  si David Janssen, Martin Miller dhe një burrë me emrin Chuck Hill të cilët kishin disa kontakte në Hollywood.

Në pranverën e vitit 1952, Eastwood iku nga Fort Ord dhe u kthye në Siatëll në familjen e tij për të punuar si kujdestar plazhi e për të kursyer ca para. Në vend që të kthehej në universitet, Eastwood shkoi në Los angeles ku më në fund filloi karrierën si aktor.

Por karriera e Eastwood-it nuk u bë brenda natës, në fakt për disa vjet Eastwood kishte të ardhura të ulëta duke punuar gjatë ditës si administrator pallati dhe natën në një karburant. Përfundimisht Eastwood u ribashkua me shokun e tij të ushtrisë, Chuck Hill dhe me ndihmën e një operatoreje tërheqëse, arriti  të depërtonte te studioja filmike  Universal dhe të takohej me kameramanin Irving Glassberg.

Eastwood i ra aq shumë në sy Glassberg-ut sa ai menjëherë mori regjisorin Artur Lubin që të takonte kandidatin për aktor te karburanti ku punonte gjatë natës Eastwood-i. Lubin ashtu si edhe Glasbergu u impresionua shumë kur vërejti trupin e tij të gjatë e elegantë dhe shumë simpatik.

Lubin shumë shpejt organizoi audicionin e parë për Eastwood-in, por ishte pak skeptik për të duke thënë se ai ishte amatoresk. Ai nuk dinte nga të vërtitej apo çfarë të bënte.

Megjithatë Glassberg-u i tha Eastwoodit që mos të tërhiqej dhe i sugjeroi që të ndiqte një kurs për dramë dhe më vonë rregulloi një kontratë fillestare për të në prill të vitit 1954 me 100 dollarë në javë.

Edhe pse Eastwood-i ishte i vetëdijshëm, përpara kamerës ai demostronte forcë në shfaqjen e zemërimit në xhirim. Në një skenë të improvizuar përgjatë trajnimit me Betty Jane Howarth, ai e bëri atë që të qante.

Përgjatë shkollimit të tij në kursin e dramës ai ishte kritikuar për mënyrën e të folurit dhe sjelljen e turpshme. Ai fliste butë dhe përpara njerëzve  ishte i ftohtë, i ashpër dhe i pakëndshëm. Eastwood nuk dukej të tregonte rolin e një udhëhëqësi. Atij i mungonte imagjinata. Edhe pse duhej se ishte mashkull që i tërhiqte femrat pas vetes, këtë nuk e bënte dot ne aktrim.

Djaloshi i talentuar i kursit, aktori John Sakxon e përshkruante Eastwood-in si një lloj fshatari, të hollë, rural, me mollën e Adamit që i binte në sy, shumë lakonik dhe i ngadalshëm në të folur.

Për disa vite, Eastwood-i vazhdoi të punojë punë të ulëta dhe mori më shumë role në kursin e dramës. U desh të kalonte shumë kohë që puna e vështirë të jepte rezultate ndërkohë që shumë regjisorë që merreshin me kastin e refuzonin për mënyrën e të folurit si vërshëllime dhe mërmëritje. Këto tipare nuk i ikën plotësisht por i shërbyen për filmat e mëvonshëm, sidomos te filmi “Burri pa emër”, në të cilin ai kërciste dhëmbët.

Eastwood e nxirrte me vështirësi jetesën pavarësisht disa pjesëve që luajti si pilot si dhe në filma të vegjël, por ai nuk u dorëzua. Gjatë kësaj kohe Eastwood-i aplikonte për punë ditore duke vazhduar kursin dhe filloi të punonte shumë në palestër.

Pavarësisht historive të jetës të mbushura plot me trimëri, Eastwood mundohej shumë për të treguar ashpërsinë e tij në ekran. Një natë, kur një bandë me gangsterë latin kërcënuan me armë në dorë atë dhe miqtë e tij, Eastwood i mbrojti ata me trimëri.

Në një rast tjetër, Clint-i dhe miqtë e tij ishin në një bar kur flokët e gjatë dhe me onde të tij i tërhoqën vëmendjen një grupi marinarësh të cilët e përqeshën atë duke e quajtur “pederast Holliwwod-i”. Një nga ata arriti që ta qëllonte Eastwood-in në fytyrë, po ai i befasoi ata dhe nga ana tjetër, siç thuhet , bëri dy për spital dhe plagosi të tjerët.

6 vjet pasi kishte shkuar në L. A. Në ndjekje të karrierës së tij si aktor, 28 vjeçari Clint Eastwood morri vesh për një audicion rreth një serie filmash të shkurtër Western që do t’ia ndryshonin përgjithmonë jetën.

Një javë pasi bëri kinoprovën, Eastwood më në fund mori atë lajmin për të cilën ishte lutur prej kohësh. Ai kishte fituar në një garë të vështirë ( ku mes të tjerëve kishte marr pjesë edhe aktori Bing Rusell, babai i  aktorit Kurt Rusell ) dhe kishte fituar një pjesë në një shfaqje të CBC e quajtur “Rowdy Yates” me emrin Rawhide.

Rawhide portretizonte sfidën me të cilën përballeshin barinjtë e gjellëve. Duke pasur ngjasim me emrin e karakterit, Eastwood louante në Rowdy Yates rolin e një kauboji të ri i cili herë pas here tregohej kokëshkretë dhe i papërgjegjshëm. Por pavarësisht pamaturisë së rolit që lozte, pamja e fortë dhe e vendosur e tij magjepsi zemrat e shumë amerikanëve.

Filmimet filluan në të nxehtin përvëlues të Arizonës, në verën e vitit 1958, por fama erdhi me një kosto të lartë. Vitet që u xhirua filmi (1959-1965) ishin nga më rraskapitëset e karrierës së tij. Ai shpesh filmonte përgjatë 6 ditëve të javës me një mesatare prej 12 orësh në ditë duke punuar deri në pikën e fundit. But Eastwood ia doli vetëm falë etikës ne punë që tregonte.

Premiera e filmit serial “Rawhide” u dha në janar të 1959 dhe vetëm pas tre javësh transmetim u fut në 20 transmetimet më të mira në TV. Megjithëse seritë nuk fituan asnjë çmim Emmy, Rawhide fitoi çmimin e kritikës dhe çmimin e trashëgimisë amerikane si seriali më i mirë Western. U nominua disa herë si episodi më i mirë nga shoqata e shkrimtarëve dhe regjizorëve.

Intervista e parë e dhënë për serialin Rawhide u bë në gusht të vitit 1959, në të cilën ata u përqendruan rreth fizikut të tij. Duke i bërë fotografi Eastwood-it ndërkohë që ai bënte pompa në shtëpi dhe i jepte këshilla lexuesve se si të qëndronin në formë, i paralajmëronte kundër karbohidrateve, u rekomandonte të hiqnin dorë nga ushqimet me shumë sheqer dhe të hanin shumë  fruta e zarzavate, standarde që ai mban edhe sot e kësaj dite.

Në 21 korrik të vitit 1970 vdes tragjikisht në moshën 64 vjeçare nga një atak në zemër babai i Eastwoodit. Vdekja e babait e përshkruar nga Fritz Manes si gjëja e vetme e keqe që i kishte ndodhur ndonjëherë në jetë atij i erdhi e papritur atij pasi gjyshi i tij kishte jetuar deri në moshën 92 vjeçare. Eastwoodi luftoi për të mbledhur veten por ishte më i motivuar se kurrë për të punuar me zell.

Edhe pse Eastwoodi ka qenë gjithmonë i  dhënë pas jetës së shëndetshme dhe palestrës, pas kësaj ai u bë edhe më shumë. Ai hoqi dorë nga pijet e forta, adoptoi një regjim rigoroz shëndeti dhe u mundua që të qëndronte në formë.

Pasi arriti një sukses të paparë me një total prej 227 seri të Rawhide në bardhe e zi, Eastwood bëri disa role kryesore në disa filma të mëdhenj dhe ngjiti në këtë mënyrë shkallët e suksesit. Te filmi “Për një grusht dollarë”, Eastwood luan rolin e një njeriu misterioz.

Estwood-i vazhdoi të merrte disa role të rëndësishme dhe ishte shfaqur në mbi 50 filma nga të cilët në 45 kishte rol kryesor. Ai ka luajtur në një shumëllojshmëri të madhe të zhanreve nga Western te aksioni, komedia dhe drama. “Hang ‘Em High”, “Play Misty for Me”, “Dirty Harry”, “Escape from Alcatraz”, “Tightrope”, “The Bridges of Madison County”, “Unforgiven” and “Gran Torino” janë vetëm disa nga rolet portret që ka bërë ai.

Estwood ka pasur edhe një sukses tjetër ndërsa është ulur në karrigen e regjisorit. Ka debutuar në vitin 1971 dhe në vitin 1982 si producent me dy filma, , “Firefox” dhe “Honkytonk Man”.

Sipas disa raporteve projektet e Eastwoodit kanë arkëtuar më shumë se 1.71 miliard dollarë me një mesatare prej 37 milion dollarë fitime për film. Projekti i fundit i Eastwood-it filmi “American Sniper” u shfaq në 16 janar të 2015. Filmi kishte hapjen më të madhe të të gjitha kohërave në fundjavë për një film të shfaqur në muajin janar.

Por kjo s’ishte hera e parë që Eastwood-i shkonte kundra rrymës. Në fakt, Eastwood-i është i njohur si një ndër njerëzit më konservativë të Hollywoodit dhe ai s’ka humbur asnjëherë rastin për të ndarë bindjen e tij dhe duke folur për të vërtetën.

Eastwood-i e ka bërë këtë në shumë raste duke luftuar për të mbrojtur të njëjtat liri që etërit themelues të kombit tonë luftuan aq fortë për t’i siguruar.

/Veritas.com.al/