Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Twitter”, ka reaguar për situatën në aeroport.

Rama shprehet se Ilir Meta është nxitës i goditjes së çmendur, duke shtuar se nuk do ia dalin. Sipas Ramës, grupi i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”,

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

 

Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin, jo!
VERITAS.COM.AL