
Clirimi i dytë i Tiranës. Kryeministri nuk humb kohë, dhe e ka nisur vetë i pari aksionin e lirimit të hapësirave publike.
Me një thirrje të fundit, kryeministri Rama ka denoncuar dhe paralajmëruar këto kioska, lokale e dyqane të lirojnë trotuare e lulishte, ose më pas nuk do kenë më kohë.
“Kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë.”
Nga një vëzhgim i AbcNews, rezulton se jo vetëm 21 dhjetori por thuajse gjithë pjesa e unazës së re ka të njëjtën problematikë. Nuk mbeten pas as parkimet apo banesat private.
Kryeministri në një tjetër rast zbulon se janë qytetarët ata që po i sjellin vetë denoncime, si ky rast i ketij kompleksi privat në njësinë 3.
Por një sy, e ka dhe nga Vlora. Tani bizneset në lungomare kanë një ultimatum, 48 orë për të hequr vetë pergolatat në Lungomare, ose do ndërhyjë shteti.
Por nëse në Vlorë, Rama ia shkuli veshin kryebashkiakut Dredha, në Tiranë ai nuk ka një kryebashkiak te zgjedhur ne zyrë. Ndaj dhe ashtu si 20 vite më parë, kur herë me fadroma e herë vetë me sëpatë hoqi kioskat e çliroi Tiranën nga çdo ndërtim i mundshëm edhe në mes të rrugës, tani po merr përsiper ti rikthehet kohërave të vjetra
Komente