
IKMT e Bashkisë së Korçës po liron hapësirën publike në qendër të qytetit të Korçës, pranë Muzeut Kombëtar të Arsimit. Pas përfundimit të afatit për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave.
Pjesa më e madhe e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën Pedonale të Korçës, iu bindën thirrjes së bashkisë për lirimin hapësirave.
Në marrëveshje me bashkinë do kryhet heqja e pedanave dhe tendave.
Hapësira publike që do t’u vihet ne dispozicion bizneseve duhet të respektojë raportin 25% për sipërmarrjet dhe 75% qytetarëve.
Bizneset dhe bashkia parashikohet të nënshkruajnë marrëveshje me 20 gusht.