(FOTO: Kathy Griffin dhe Cooper. Griffin mban në dorë ‘kokën e prerë’ të Trump)/

CNN ka ndërprerë marrëdhëniet me Kathy Griffin pasi komediania pozoi para një fotografi duke mbajtur kokën false të gjakosur që nënkuptonte kokën e prerë të presidentit Donald Trump.

“CNN ka ndërprerë para kohe marrëveshjen me Kathy Griffin për programin e ardhshëm në vigjilje të Vitit të Ri”, njoftoi departamenti i komunikimit të CNN ditën e Mërkurë në mëngjes.

Griffin ka bashkëpunuar për monitorimin e perogramit të transmetimit Live në vigjilje të Vitit të Ri për CNN çdo Janar që nga viti 2007, në krah të anchor-it të njohur, Anderson Cooper.

Cooper shkroi në Twitter ditën e Marte në mbrëmje se ishte i ‘tmerruar’ nga foto e bashkëpunëtores së tij.

“Sa për kujtesë, unë jam i tmerruar nga foto që ka bërë Kathy Griffin,” shkroi Anderson Cooper. “Ishte krejtësisht e papërshtatshme dhe dëshpëruese”- sipas Breitbart News.

/Veritas.com.al/