Studimi i studiuesve në Imperial College London: hipotezë e cikleve ose mbyllje totale. Vaksina ende shumë larg
Nga: Giorgia Baroncini
Një epidemi koronavirusi me valë të zgjatura: është ky skenari i përshkruar nga studiuesit e Imperial College të Londres, të cilin mund ta asistojmë gjatë një viti e gjysmë.
Hipoteza e cikleve
Nëse eliminimi i plotë i virusit kinez është praktikisht i pamundur deri më tani, marrja e masave kufizuese është mënyra më e mirë të paktën për të shmangur kolapsin e strukturave shëndetësore dhe lejimin e trajtimit te të sëmurëve. Siç raporton Messaggero, situata e hipotetizuar nga studiuesit parashikon një mekanizëm të karantinës së përsëritur: periudha dy-mujore, në të cilat respektohet rregulli i distancës sociale me zvogëlimin e kontakteve midis njerëzve, duke e alternuar me një periudhë një mujore të rihapjes. Kadenca tremujore është vetëm një hipotezë, e zhvilluar duke imagjinuar që pas një muaji të rihapjes së numrit të infeksioneve të reja te arrihet një prag i tillë sa të kërkojë një shtrengim të mëtejshem dy-mujor, kohën që konsiderohet e nevojshme për ta sjellë sërish epideminë në zero. Dhe kështu me radhë për të paktën 18 muaj.
Sidoqoftë, këto cikle luhatëse do të çonin akoma në infeksione të shumta dhe vdekje, si dhe një kosto të lartë në aspektin ekonomik dhe shoqëror. Një kosto që, sidoqoftë, mund të zbutet, sipas studiuesve britanikë, nëse është e mundur të riorganizohen ciklet e prodhimit, të rishikohen kohërat e jetës shoqërore dhe rregullat e bashkëjetesës civile.
Mbyllja totale
Studimi hipotetizon gjithashtu një skenar në rast të mbylljes rigoroze totale dhe jo ciklike. Rezultati, sipas ekspertëve, megjithatë, nuk do të ishte shumë i ndryshëm. Edhe duke supozuar një bllokim pesë-mujor me rihapjen e mëvonshme, rimëkëmbja e infeksionit ende duhet të pritet. Por ka edhe më shumë. Nëse periudha pesë-mujore përfundon në verë, do të ekzistonte rreziku i një shpërthimi të ri të epidemisë në mes të dimrit, kur sistemi shëndetësor tashmë është i zënë me komplikime nga gripi dhe viruse të tjera respiratore.
Sidoqoftë, parashikimet nuk përfshijnë zbulimin e një vaksine që mund të ndryshojë rrënjësisht situatën. Laboratorët në të gjithë botën tashmë janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, por koha për një vaksinë për të ndaluar pandeminë dhe për të trajtuar pacientët Covid-19 është ende shumë e gjatë. Sipas studiuesve nga Imperial College te Londres, nëse nuk gjendet ndonjë kurë, nuk mund të mendohet të kemi ndonjë gjë me të vërtetë të efektshme për te luftuar koronavirusin në më pak se 18 muaj.
VERITAS.COM.AL