Sot shenohet dita e 110 e mbylljes nga koronavirusi. Por sot shenohet gjithashtu edhe viktima e 55 nga COVID-19 në Shqipëri ku një 70- vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.
Tashmë 55 viktima në Shqipëri, kurse 11 vdekje janë shënuar vetëm javën që po përmbyllet.
Dy viktimat, kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese sipas Doktoreshë Rovena Daja.
NJOFTIMI NGA MINSITRIA E SHËNDETËSISË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.