Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije të dhënat e fundit të situatës me Covid 19, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistrua një rekord i ri infektimesh dhe viktimash, me 525 raste të reja nga 1967 testime të kryera.
Po sot humbën jetën 12 pacientë nga kjo sëmundje si dhe u shëruan 111 të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
Viktimat janë një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.