Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 33 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja nga ku kanë dalë edhe 8 të prekur, dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.
Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:
8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina)
25 raste janë të vetizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.
Veritas.com.al/