Teksa numri i viktimave në vend nga koronavirusi u rrit në 13, ministria e Shëndetësisë dha edhe një lajm të mirë:
Gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.
Ka humbur jetën edhe viktima e 13 në vend nga covid-19. Numri i të prekurve ka shkuar në 243.
Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet:
Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.
Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.
VERITAS.COM.AL/