(Në foto: Gjenerali Ndriçim Sallaku)
Fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, humbi betejën me COVID-19.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se ka mbetur pa fjalë nga kjo humbje e madhe
Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral”, shkruan Peleshi.
VERITAS.COM.AL