Shqipëria ka shënuar sot një tjetër rekord sa u përket infektimeve në 24 orë. Mësohet se nga 504 testime të kryera, 126 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kanë ndërruar jetë katër pacientë. Autoritetet vijojnë apelin për përdorimin e maskave mbrojtëvse dhe shmangien e grumbulimeve.

Raportimi i plotë nga Dr. Rovena Daja / Instituti i Shëndetit Publik:

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.

Respektoni distancen dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojme per situaten epidemiologjike ne 24 orët e fundit:

Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

VERITAS.COM.AL