Kjo javë nis me lajme të mira nga 2 spitalet Covid, pasi numri i të shtruarve ka rënë ndjeshëm krahasuar me javën e kaluar, sakaq edhe numri i urgjencave.

10 në terapi intensive dhe 4 në intubim, kjo është situata në spitalet Covid. Situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” është më e stabilizuar dhe kjo ka ndikur edhe prej trajtimit të pacientëve.

“Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, njofton news 24.

Në 24 orët e fundit ka pasur 11 urgjenca, një numër i ulët krahasuar me ditët e tjera.

Kurse në spitalin Infektiv raportohen më pak shtrime se një javë më parë.

VERITAS.COM.AL