E sotmja eshte dita me numrin me te madh te rasteve pozitive me koronavirus ne 24 oret e fundit.

Ministria e Shendetesise ka njoftuar zyrtarisht se ne vend jane konfirmuar 44 raste te reja me koronavirus, pas testimeve te bera ne gjithe personat e dyshuar.

Përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë”, bën me dije Ministria.

Rastet e konfirmuara jane kontakte te rasteve pozitive, por edhe raste te reja, qe jane ende ne hetim.

VERITAS.COM.AL/