Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë brenda shtëpisë nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe tetë qytete të tjerë për të vënë nën kontroll përhapjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

Shtetrrethimi do të hyjë në fuqi nga e Shtuna dhe do të zgjasë për të paktën katër javë, tha Macron në një intervistë televizive.

Ndërkohë është shpallur edhe një gjendje e jashtëzakonshme.

22,951 infeksione të tjera u konfirmuan të Mërkurën.

Në të gjithë Evropën, qeveritë po aplikojnë kufizime të reja për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve.

Një bllokim i pjesshëm hyn në fuqi në Hollandë në 22:00 (20:00 GMT) ku kafenetë dhe restorantet po mbyllen.

Më herët të mërkurën, rajoni veri-lindor i Spanjës, i Katalonjës, tha se baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë nga e enjtja.

Republika Çeke ka mbyllur shkollat dhe baret. Ajo ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, me 581.3 raste për 100,000 njerëz

Në të gjithë Evropën, normat e infeksionit po rriten, me Rusinë që raporton një rekord 14.321 raste ditore të Mërkurën dhe 239 vdekje të tjera.

VERITAS.COM.AL