![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/07/infektivi2-609x450.jpg)
Ndërron jetë një 23-vjecare në spitalin Infektiv, e diagnostikuar me COVID 19. Mësohet se e reja u dërgua para pak ditësh e prekur nga koronavirusi.
23 vjeçarja ishte e intubuar në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv. Nuk dihet ende nëse vajza kishte sëmundje shoqëruese c’ka mund të kenë rënduar më shumë gjendjen e saj shëndetësore.
Deri më tani Ministria e Shendetesise nuk ka dhene as emrin e pacientes.
Tashmë numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 98.
VERITAS.COM.AL/