Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 “Sipërmarrja dhe Politika Industriale” me Shqipërinë.

Qëllimi i këtij takimi është harmonizimi i qëndrimeve dhe konsolidimi i një pozicioni të përbashkët mes 27 vendeve anëtare të BE-së.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria e ka përmbushur kriterin përkatës, i cili kërkon zbatimin e strategjive industriale dhe politikave për ndërmarrjet e vogla e të mesme në linjë me standardet e BE-së (acquis).

Sapo COELA të arrijë një dritë të gjelbër teknike dhe të heqë çdo rezervë mbetëse, dosja i kalon për miratim ambasadorëve në COREPER, informon TCH.

Më pas formalizohet Konferenca Ndërqeveritare për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20.

Në të njëjtën kohë, po shqyrtohet edhe e ardhmja e procesit për Malin e Zi, me synim mbylljen e një blloku prej 7 kapitujsh (përkatësisht kapitujt 1, 12, 15, 17, 18 dhe 19).

Parashikohet që Konferenca Ndërqeveritare BE-Shqipëri të mbahet me 13 tetor.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *