Gjatë 24 orëve në Shqipëri janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë.
Qytetarët e infektuar janë të shpërndarë në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.
Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv dhe janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.