Presidenti Donald Trump ka pohuar përsëri se SHBA mund të duhet të pranojë realitetin e më shumë vdekjeve nga koronavirusi, nëse do të fillojnë rihapjen e ekonomisë. Deklarata e presidentit Trump vjen  pasi qeveritë në të gjithë botën nisën të lehtësohen nga kufizimet e bllokimit.

“Ne duhet të jemi luftëtarë,” i tha Trump Fox News kur u pyetën nëse Amerikanët duhet të presin vdekje shtesë pasi vendi duket se do të rihapet. “Ne nuk mund ta mbajmë vendin tonë të mbyllur për vite me radhë.”

Presidenti shtoi se  “Shpresojmë që kjo nuk do të ketë shumë raste … por aq më më mirë nëse do të jetë kështu.”

Ditën e enjte në mëngjes, numri i rasteve me koronavirus në SH.B.A. vazhdonte të ishte në më shumë se 1.2 milion dhe 73.431 vdekje, me infeksione ende në rritje në disa shtete. Në mbarë botën kishte më shumë se 3.75 milion raste dhe 263.831 njerëz kishin vdekur nga sëmundja, sipas gjurmuesit të Universitetit Johns Hopkins.

VERITAS.COM.AL/