Lajmin e ka bërë të ditur Elio Laze, nje gazetar i Ora News dhe me sa duket shume i afert me ish- zotin e kompanise Ylldon. Ai kishte njoftuar edhe vdekjen e djalit te xhaxhait te zotit Ndroqi (Pasmaçiu). Deri ate dite askush nuk e kishte permendur kete mbiemer, por qe ate dite kur vdiq i riu biznesmen, mbiemri Pasmaçiu u persor nga Laze gazetar dhe gruaja e Yllit.
Në njoftimin se ka nderruar jete vellai i Yllit, Lulzim Pasmaçiu, Laze thote per here te pare se paska humbur jeten edhe xhaxhai.
Lulzimi, qe nderroi jete sot, i bie qe te jete i treti ne te njejten familje qe nuk e fiton betejen me koronavirusin.
Gazetari i afert me familjen, shkruan:
‘Lamtumire Lul!
Prej ditesh ne lufte me Covid-19, sot ne mengjes u nda nga jeta Lulzim Pasmaçiu. Bashkeshorti, babai, gjyshi, vellai i mire Lul nuk do jete më mes nesh.
Familja falenderon miqte dhe dashamiresit per gadishmerine per te qendruar prane ne keto momente te dhimbshme, por per shkak te sigurise shendetesore per secilin, nuk do te jete e mundur te behet nje ceremoni mortore si ne cdo kohe normale.
Dhimbja eshte e pamate per presidentin e Yldon Media Group, Ylli Ndroqi i cili ne harkun e 40 diteve percjell xhaxhain, djalin e xhaxhait dhe tanime edhe vellain.
Lulzim Pasmaciu la pas bashkeshorten, dy femijet, niperit, vellezerit, motrat dhe nje rreth te madh miqsh dhe shokesh.
Gjetsh paqen e perjetshme Lul Pasmaciu.
Te qofte dheu i lehte!’. shkruan Laze.
Ndersa vete Ylli Ndroqi leshon fjale te ndjera per te vellane:
“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti.
Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.
Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.
VERITAS.COM.AL/