Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditura masat e reja, që do të zbatohen nga dita e hënë, në zonat e gjelbërta, që nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Në këto zona do të nisë lehtësimi i masave dhe lëvizjes së qytetarëve, ku siç theksoi ministrja Manastirliu, pensionistët do të lejohen të dalin çdo ditë deri në orën 08:00, ndërsa pas këtij orari do dalin të gjitha moshat e tjera, deri në or 17:30.
Makinat private do të mund të lëvizin vetëm brenda qarkut dhe me jo më shumë se një pasagjer, tha zonja Manastirliu.