Biri i këngëtares superstar, i cili ishte një agjent i pasurive të patundshme në Los Anxhelos, vdes në rrethana me sa duket vetëvrasje.
Djali i parë i Tina Turner, Craig Raymond Turner, ka vdekur nga një vetëvrasje, ne moshën 59 vjeçare.
Mjeku ligjor i Los Angeles i konfirmoi Variety-s se Turner u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Studio City, Kaliforni, nga një plagë e vete shkaktuar me armë zjarri . Nëna e tij nuk ka komentuar lajmin.
Craig ka lindur nga Tina Turner, (atëherë e quajtur Anna Mae Bullock – kur ishte 18 vjeç) dhe nga Raymond Hill, saksofonist i grupit Kings of Rhythm, grupi qe luante për Ike Turner. Marrëdhënia e Tina dhe Raymond së shpejti u shpërbë, dhe Tina filloi një marrëdhënie me Ike, si dhe u bashkua me grupin e tij dhe më vonë u martua me të.
Marrëdhënia e tyre ishte me zënka dhe Tina ishte subjekt i dhunës në familje, diçka që e ka dëshmuar edhe Craig.
“Fëmijët e Ike kurrë nuk reaguan, por djali im më i madh, Craig, ishte një fëmijë shumë i ndjeshëm”, tha Turner për Oprah Winfrey më 2005.
“Ai gjithmonë i mbante sytë përdhe në trishtim. Një ditë kur Ike po me godiste mua, Craig trokiti në derë dhe tha, ‘Nënë, a je mirë?’ ”
Craig u bë agjent i pasurive të patundshme, duke punuar për Rodeo Realty në Beverly Hills. Babai i tij biologjik vdiq në vitin 1996, por ai ka jetuar me nënën e tij dhe vëllai nga nena Ronald.
Asnjë deklaratë nuk është bërë akoma nga këngëtarja Turner, e cila prej vitesh jeton në Zvicer.
Veritas.com.al/