Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nuk do të pranojë kronikat e gatshme të partive politike, por do ta mbulojë me gazetarët e vet fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Përmes një shkrese drejtuar kryetarëve të partive pjesëmarrëse në zgjedhje, është njoftuar se pasqyrimi i aktiviteteve të partive politike do të bëhet në mënyrë të pavarur nga RTSH.

Gjithashtu RTSH bën me dije se ka bërë disa trainime të gazetarëve të saj për pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga pedagogu i Akademise se Eurovizionit dhe ish gazetari i BBC, Jonathan Stoneman pikërisht për fushatën zgjedhore që kemi në prag.

Nga an tjetër, raportohet se do të miratohet një ligj, i cili i detyron televizionet në vend, edhe ato private, t’i transmetojnë falas reklamat politike të partive gjatë fushatës elektorale.

/Veritas.com.al/