(FOTO: Harta ballkanike e publikuar nga Daily Star, ku do të vendosen armët bërthamore)/
Sot në mëngjes, gazeta britanike tabloid “Daily Star” e cila botohet që prej vitit 1978, sot në mëngjes ka publikuar një lajm “bombë”. Ajo shkruan se “Moska do të dërgojë pajisje vdekje-prurëse në Serbi”, sipas kërkesës nga pala serbe. “Ne ia kemi kërkuar palës ruse”, deklaroi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
Më poshtë gazeta britanike shkruan:
Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë , pas një ftesë nga kryeministri i saj, shkruan sot e alarmuar britanikja “Daily Star”.
Sipas deklaratave zyrtare, Ministri i jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.
“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi, tha Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç.
Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore do të raketave “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike.
Tashmë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vienës.
BE-ja po shqyrton nga ana tjetër ta afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk i fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.
“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO u alarmua pas 15 Tetorit kur presidenti Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë.
Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit.
/Veritas.com.al/
(FOTO: Arme Ruse në paradë ushtarake në Moskë)