Dallëndyshe Bici nuk ka pranuar mandatin e deputetes së PS-së. Ajo i ka kthyer përgjigje kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të pranojë plotësimin për vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit. Në shkresën dërguar KQZ, Bici njofton se nuk do të vijojë procedurat ligjore për marrjen e mandatit të deputetit.
“Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror” thuhet në shkresën e Bicit.