Përmes një statusi në Twitter ai thotë se është takuar me kryeministri Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur. Danielsson sqaron se i ka kërkuar prova bindëse kryeministrit shqiptar për përparimin me reformat, që në qershor BE të vendsë në favor të Shqipërisë.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. # Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur  Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin”,- shkruan Danielsson.

Mësohet gjithashtu se pas Ramës i dërguari i BE-së do të takohet edhe me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.

Veritas.com.al/