Danimarka në alarm edhe një natë tjetër, përsëri dron mbi aeroportin e Aalborgut

Hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborgut në Danimarkë u rihap të premten herët në mëngjes, pasi u mbyll për të dytën natë radhazi për shkak të dyshimeve për aktivitet dronësh.

“Hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborgut është rihapur të premten në orën 00:35 pasi ishte mbyllur për shkak të dyshimeve për prani dronësh,” thuhej në një postim të policisë në rrjetin social X.