Nga Ermal Qori

Report TV ka zbardhur 14 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë që pritet të mbahet ditën e nesërme.

1-Memorandum  mirëkuptimi për parandalimin e eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

2- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore

4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””

7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

11 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit

12 Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT

13 Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”

14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të
mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Shqipërisë”.