Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka mbështetur aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane.
Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk e cilëson lëvizjen opozitare MEK si të qëndrueshme nga ana demokratike. Si rrjedhojë, sipas DASH nuk e përfaqësojnë popullin iranian duke theksuar se ka shqetësime serioze për MEK si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij.
Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, afro 1 mijë efektivë zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, me indicie se aty ishin vendosur 17 godina me serverë ku kryenin sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja. Në konferencën e djeshme të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku për raportimin e situatës së krijuar nga ndërhyrja policore në Manzë, u bë e qartë se anëtarët e opozitës së Iranit kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiture bën vitin 2014.
Në marrëveshjen e 2014, sipas së cilës në vendin tonë do strehohen vetëm për qëllime humanitare, që do të thotë se anëtarëve të MEK iu ndalohet të kryhen çdo lloj aktiviteti tjetër politik. Pra SPAK ka pasur të dhëna dhe indice se brenda kampit ishte ngritur një bazë severash, dhe me vendim të gjykatës dje është ushtruar kontrolli, ku morën pjesë rreth 1 mijë efektivë.
Kryepolici tha se fillimisht, drejtuesit e MEK kanë pranuar të ushtrohet kontrolli nga efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë pranuar të lexojnë urdhrin e gjykatës. Gjatë kontrollit të ushtruar, Rrumbullaku theksoi se janë lënduar 15 efektivë por arritën të zbulojnë në 17 godina të kampit baza serverësh. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia u sekuestruan 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, dy tableta dhe materiale shkresore.
Çuçi hodhi poshtë aludimet e opozitës iraniane se kontrolli u ushtrua me urdhër të Iranit, duke thënë se këto akuza për konsum politik. Ndërsa sqaroi se përkundër zhvillimeve të djeshme, marrëveshje për strehimin do të vijojë.
Ditën e djeshme, më 20 qershor, për rreth 4 orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku strehohen anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni u krye në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata pas kërkesës së SPAK, pra totalisht legjitim. Ndërkohë forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp.
Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike.
Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet. Hakerat iranianë publikuan video dhe te dhënë sensitive në faqen ‘Homeland Justice’. Në vitin 2013, autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK). Por, zëdhënësi i DASH-it ka theksuar se SHBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe nuk kontribuon në financimin e kësaj organizate.