Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëron sanksione të reja, si një mënyrë për të çrrënjosur korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price në një konferencë për mediat.

“Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë për ta zhdukur korrupsionin”, është shprehur Price.

Mes të tjerash, Price thekson se Ballkani Perëndimor përveç se është tërheqës për botën perëndimore, si një rajon dinamik është atraktive edhe për Rusinë dhe Kinën.

“Interesat dhe vlerat tona të përbashkëta përbëjnë predikatin për një marrëdhënie unike dhe e dallueshme nga vizionet e një marrëdhënie që Rusia dhe Kina do të kishin për rajonin”, ka shtuar ai.

SHBA-ja, sipas Price është e interesuar për të qenë partnerja kryesore e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë nga deklarata e plotë

Pyetje: Faleminderit, Ned. Ju njoftuat sot, para këtij takimi se Shtetet e Bashkuara po caktojnë Diana Kajmakovic, prokurore shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë . Çfarë mund të na thoni për këtë rast dhe a do ketë sanksione të reja në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Ned Price: Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë dhe të punojmë me njerëzit e rajonit për të çrrënjosur korrupsionin. Dhe sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për ta bërë këtë. Ne e shpallëm dhe Thesari njoftoi sanksionet këtë mëngjes ndaj një prokurori të përgjithshëm të shtetit i cili ishte përfshirë në akte korrupsioni. Ne kemi dhënë informacion në atë deklaratë. Thesari mund të ketë informacion shtesë në lidhje me bazën për atë përcaktim. Dhe sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm një mjet i rëndësishëm, kur bëhet fjalë për rajonin dhe për qëllimin tonë për rrënjosjen e korrupsionit.

Pyetje: Një gjë tjetër për Ballkanin Perëndimor. Kam intervistuar javën e kaluar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ai i bëri thirrje SHBA-së që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor kundër ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajon. Cili është qëndrimi i juaj për këto ndikime në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë hapash mund të ndërmerrni për të kundërshtuar këtë ndikim?

Ned Price: Epo, nuk ka dyshim që Ballkani Perëndimor është një rajon dinamik, që është tërheqës për vendet në mbarë botën. Sigurisht, është tërheqëse për arsye të ndryshme si për PRC ashtu edhe për Rusinë. Interesat dhe vlerat tona të përbashkëta përbëjnë predikatin për një marrëdhënie unike dhe e dallueshme nga një marrëdhënieje që Rusia ose PRC do të kishin për rajonin. Pra, ne e kemi bërë shumë të qartë dëshirën tonë për të qenë partnerë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Partneriteti që ne ofrojmë është i ndryshëm nga marrëdhëniet që vende që dy vendet që ju përmendët do të kërkonin të kishin në rajon.