(FOTO: David Davis, sekretari Britanik për Brexit)/

Prioritetet e qeverisë britanike dhe afatet kohore për negociatat e Brexit nuk kanë ndryshuar si rezultat i zgjedhjeve të javës së shkuar, të cilat prodhuan një parlament ‘të varur’, njoftoi sot sekretari i Brexit, David Davis- sipas Reuters.

Davis i bëri thirrje kryeministres së Partisë Konservatore, Theresa May që të ndryshonte planin e saj për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga tregu i vetëm i BE-së .

“Pasi kryeministrja May u kërkoi votuesve shumicën e votave, por që mbeti me një qeveri të pakicës, nuk mund ta zbuste marrëveshjen e Brexit për Britaninë”, raportoi sekretari i Brexit, Davis për transmetuesin “ITV” duke shtuar se ai e hodhi poshtë dallimin midis Brexit “të vështirë dhe të butë”.

/Veritas.com.al/