( Foto: AFP / Fabrice COFFRINI)

Fermeri zviceran i bagëtive, Armin Capaul – i frymëzuar nga biseda me gjedhet e tij- ka arritur të imponohet për një votë kombëtare mbi heqjen e brirëve të lopëve.

I shqetësuar mbi heqjen mizore të brirëve të lopëve, ai e ka kthyer çështjen në një nga nga çështjet politike më të ngutshme në Zvicër, raporton AFP.

Kështu që kur fermeri i gjësë së gjallë Armin Capaul – siç thotë- i inspiruar nga biseda me gjënë e gjallë, arriti të shtynte një votë kombëtare mbi çështjen, duke nisur një fushatë  që nis me pak burime dhe pa mbështetje politikanësh, duke u kthyer në një njeri të famshëm të medias.

Por Capaul, flokët e thinjur të të cilit dhe mjekra e papërmbajtur e pasqyrojnë si një njeri malesh, insistoi se oferta e tij rebeluese për t’i dhënë fund heqjes së brirëve të lopëve, nuk është vetëm e tij.

“Është lopa kaq e rëndësishme, jo unë”, tha fermeri për AFP në vitin e 70 të të lindjes në shtëpinë e tij në Perrefitte, një komunë në lartësitë e malit Jura.

Veritas.com.al/