Nga: Alessandro Sallusti

Ne do të dëshironim të kundërtën, por Evropa ka marrë rrugen e sfidës ndaj Italisë në vend të asaj ndaj skafisteve dhe trafikantëve te njerëzve.

Franca, Spanja dhe Gjermania, në nivelet më të larta institucionale, kanë kaluar dje ditën duke na fyer dhe kërcënuar (me nje vulgaritet dhe dhunë të pashembullt) për mbylljen e porteve tona-por jo ndihmen dhe asistencën-për anijen Acquarius dhe ngarkesën e tij me emigrantë. Na vjen te themi “nga cila foltore”, pasi Macron ka blinduar Francën deri aty sa të inkriminoje ata që guxojnë të ndihmojne një emigrante ilegale shtatzënë (duke mos llogaritur shkeljen në Itali të policëve te tij ne ndjekje të emigranteve te dëshpëruar) dhe se spanjollët qellonin ndaj emigrantëve, për të parandaluar zbarkimin në plazhet e tyre të mbrojtura nga tela me gjemba.

Po nuk është ky momenti i barkut. Është ai i kokës, përndryshe lëvizja e Salvinit në vend që të lëkundë Evropën cinike do të përfundojë duke shkaktuar tërmet per Italinë. Nuk po mendojmë të kthehemi mbrapsht nga vija e forte, dhe as në heqjen dore te metejshme të sovranitetit. Macron te shohe punet e tij, por nën rrogoz duhet të lëvizë diplomacia. Trump dhe Kim s’kanë lene gje pa folur për njëri tjetrin me muaj, deri aty sa te kërcënojnë me sulme bërthamore reciproke. Por vetëm dje, shtrëngimi i duarve i dha fund një lufte të gjatë dhe filloi çarmatimi Korean.

Kështu, e rëndësishme është të arrihet qëllimi, dhe nese per ta arritur është e nevojshme të tregojme forcen, miresetevije kjo. Por le të mos e mashtrojmë veten: Pa Evropën, problemin e emigracionit Italia kurrë nuk do ta zgjidhë, kaq shumë dhe kaq te shumellojshme janë ndërlikimet dhe burimet e nevojshme. Na pelqen te kemi nje minister te brendshem te forte por nuk do të donim që ai të bëhej një lloj Don Kishoti, me të gjithë ne në rolin e Sanço Pancës, shokut te aventurës që e ndihmoi dhe mbështeti në veprat e tij. Kalorësi i përçartur ndez ëndrrat e popullit, të cilët, per simpati ose interes, e ndjek dhe e admiron, por qe përfundon në mënyrë të pashmangshme duke bërë luftë me mullinjtë e erës.

Ne jemi qe aventura e Salvinit te vazhdoje dhe te mos kthehet në dizaventure. Vetem nje here mund te vihesh kundër të gjithëve, gjithmone kunder dikujt. Por nëse ke te gjithe kundër, edhe nëse ke të drejtë apo jo, nuk do të kesh jetë të gjatë. Pyesni Matteo Renzin për t’ua konfirmuar.

Veritas.com.al/