Vjen deklarata e dytë me rreth 100 emra nga grupi i përfaqësuesve politikë qëndrorë dhe lokalë të Partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.

Në deklaratë shkruhet se Basha vazhdon të shkelë statutin me vendimet që transmetoi në deklaratën para mediave.

Sipas kritikëve të Bashës, vendimi për vetëngrirjen e funksioneve të kryetarit dhe vendimi për delegimin e kompetencave të kryetarit janë anti-statutore.

Në deklaratë shkruhet se vendimi i Bashës për të qëndruar dëshmon mungesën e reflektimit nga ana e tij për përgjegjësinë që ka për humbjen e thellë të Partisë Demokratike.

Deklaratë nr. 2

Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë:

  1. Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.
  2. Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor.

Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD.

Demokratët nuk do t’ju lejojnë!

Deklarata politike vazhdon të nënshkruhet nga një numër i madh eksponentësh të PD.

Veritas.com.al/