Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka folur mbi deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov sa i takon Ballkanit të Hapur.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me liderwt e tjerë që ju bashkuan Samitit në Ohër, Vuçiç deklaroi se ideja për krijimin e kësaj nisme, ka qenë vetëm e tij, e Edi Ramës dhe Zoran Zaev.

Ai tha se nuk ka gisht fare Rusia në këtë mes.

Isha prezent kur ne të tre miratuam vendimin për nismën Ballkani i Hapur. Nuk ka qenë askush tjetër, asnjë ministër i Jashtëm.

Jam krenar për politikën e Serbisë dhe marrëdhëniet e mira me Rusinë, por askush veç nesh nuk e kishte idenë për Ballkanin e hapur. Është ideja jona. E ardhmja është në bashkëpunimin mes nesh jo në gjetjen e problemeve të vogla.

Fermerët në Shqipëri do të jenë më të kënaqur sepse kanë ku eksportojnë produktet dhe do të ketë më shumë turistë serbë në bregdetin shqiptar.

Ideja është një ide vetëm e Zoran Zaev, e Edi Ramës dhe e imja. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide. Ajo ka lindur këtu dhe Ballkani i Hapur i takon banorëve të Ballkanit”, është shprehur Vuçiç.