Pamundësia për të votuar në Kuvend Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, çoi në rrëzimine  qeverisë paraardhëse të Isa Mustafës.

Edhe sot, nëse nuk do të votohej Marrëveshja, qeveria Haradinaj nuk do të ishte nesh në zyrë. Kjo është një nga arsyet pse u gëzuan kaq shumë pjesa më e madhe e politikanëve kosovarë, përveç atyre të Vetëvendosjes e disa të tjerëve.

Por kanë shprehur entuziazëm edhe presidenti i Kosovës që nga Amerika, Thaçi që tha se ‘tash u liruan vizat’, dhe kryeministri i Tiranës, Rama, nga Brukseli që tha se është ‘vendim i vonuar por i pjekur’. Haradinaj tha se ‘Kosova e beri pjesen e vet, tani BE te beje te veten”.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm kalimin e marrëveshjes së demarkacionit pas tri vjet shtyrjeje në Kuvendin e Kosovës.

Mogherini e BE ka thene se  Ratifikimi i marrëveshjes hap drejt liberalizimit të vizave

Edhe media kosovare e ka mirëpritur votimin e Marrëveshjes.

Përfundimisht, Kuvendi i dhe epilog Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi pas tre vjetësh zvarritjeje në këtë proces. Kësisoj kosovarët shumë shpejt do të mundë të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen, raporton Gazeta Express

Kjo marrëveshje mori 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin lotsjellës të hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë, në vitin 2015, kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa.

Kuvendi u përball me gaz lotsjellës e ndodhi të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.

Mocioni i nisur nga opozita atëkohë, u përkrah edhe nga partneri qeverisës i Mustafës

Veritas.com.al/