(FOTO: Nancy Pelosi)
Demokratët janë duke i bërë thirrje presidentit Obama të falë emigrantët e paligjshëm të cilët kanë ardhur si fëmijë në SHBA, me qëllim për t’i mbrojtur nga deportimi nën Presidentin e zgjedhur Donald Trump.
Demokratët shkruan një letër të dytë brenda një muaji me 60 firma duke i kërkuar Obamës që të vepronte menjëherë, raportoi “The Hill”.
Ligjvënësit thonë se letra e dytë është keqinterpretuar sikur ne kërkojmë t’i japim statusin e ligjshëm pjesëmarrësve në programet e shtyra për veprimet ndaj fëmijëve e cila u jepte 2 vjet leje për të punuar qw do tw htynte veprimet e deportimit.
Ligjvënësit insistojnë se dhënia e statusit të pjesëmarrësve në këto programe nuk është qëllimi i faljes.
“Ne e kuptojmë qartë se një falje e tillë nuk do t’u japë status ligjor dhe se ky nuk është qëllimi i kërkesës sonë”, tha Rep. Lucille Roybal-Allard (D-Calif.). “Ne jemi thjesht duke i kërkuar presidentit për të mbrojtur rreth 750.000 individë që kanë marrë vërtetimin nga programi DACA të cilët jetojnë me frikën e dëbimit të menjëhershëm vetëm se kishin besim te qeveria jonë.”
Udhëheqësja e pakicës Nancy Pelosi, u bashkua me thirrjet e partisë së pakicës që Obama të ndërmarrë veprime dhe ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me administratën e Trump mbi trajtimin e përfituesve të këtij programi ‘për shkak të asaj që ajo e quan “deklaratat e ashpra kundër emigrantëve” të bëra gjatë fushatës.
Sot mijëra të rinj ëndërrimtarë janë mbërthyer në një harresë të tmerrshme : “Të lënë nën frikën e mundësisë të depërtimit nga presidenti Trump nga e vetmja shtëpi që kanë njohur ndonjëherë”, tha ajo. “Presidenti Obama duhet të përdorë çdo masë të mundshme për të mbrojtur këta ëndërrimtarë dhe të dhënat e tyre,” tha ajo.
Trump ka premtuar të shfuqizojë të gjitha urdhrat ekzekutivë të Obamës, duke përfshirë edhe programin që mbron këta fëmijë.
/Veritas.com.al/