32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të, dhe vetëm një vit më vonë kishte kërkuar azil, por përgjigje pozitive nuk kishte pasur deri më tani, kurse përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.
Ajo hyri ilegalisht më 2002, nëse diçka nuk ndryshon gjatë orëve që kanë mbetur, do të dëbohet të hënën, shkruajnë mediat amerikane, njëra ndër to “courant.com”.
Denada Rondos është gruaja e një pronari lokali në SHBA. Burri i saj është Vironi, i cili është shqiptar, por me nënshtetësi greke. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1999, por nuk do të dëbohet- sipas medias
Denada nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Qëndrimin e saj e mbron edhe burri i saj. Ai thotë se kanë provuar gjithçka deri më tani. Vironi thotë se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht.
Pavarësisht prej të gjitha këtyre rreziqeve që ata i përshkruajnë tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri.
Megjithatë, të gjitha kërkesat e familjes për azil dhe qëndrim në SHBA janë refuzuar deri më tani.
Veritas.com.al/