
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të ketë dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm.
Nga Bulqiza, Balluku u shpreh se për këta persona do të ketë penalitete, si dhe identiteti i tyre do të bëhet publik.
“Është e patolerueshme kjo. Kjo nuk është vetëm në zonën e Bulqizës, kjo është në të gjithë Shqipërinë. Është bërë punë e shkëlqyer nga punonjësit e policisë, nga zjarrfikësit. Forcat e Armatosura kanë qenë në krye të kësaj beteje me zjarrin. Ne gjejmë rastin për t’i falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar. E rëndësishme është që nuk kemi pasur humbje në jetë njerëzish. Jugu vijon të jetë në situatë kritike, pritet rënie temperaturash. Kjo do na ndihmojë të rikuperojmë dhe të shuajmë vatrat e zjarrit”, theksoi ajo
Komente