Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar sot për vendimin e marrë mbrëmjen e djeshme për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria deklaron se do të apelojë vendimin, si një detyrim ligjor.

Ish ministri Saimir Tahiri akuzohej nga prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”, akuza që u hodhën poshtë nga gjykata e cila e akuzoi vetëm për “shpërdorim detyre” duke e dënuar kështu me  5 vjet burg, por që do t’i konvertohet me 3 vjet shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Veritas.com.al/