Maxhoranca ka zgjedhur sot drejtuesit e Komisioneve Parlamentare që do të drejtohen nga ‘opozita e re”. Gjithashtu është zgjedhur me 92 vota pro edhe Myslim Murrizi si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, post të cilin e mbante Edi Paloka.

Ndërsa Rudina Hajdari tashmë do të jetë kryetare e Komisionit të Integrimit.

Postet e marra nga “Opozita e re” si më poshtë:

– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar I Kuvendit

– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë

– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve

-Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm

Veritas.com.al/