Ka dështuar mbledhja në Komisionin e Sigurisë, kjo për shkak se deputetët nuk kanë certifikatë të Sigurisë.

Kjo mbledhje është shoqëruar me debate të ashpra mes kreut të Komisionit Nasip Naço dhe deputetit, Ervin Salianji.

Salianji ka ngritur shqetësimin për mosdëshkimin e punonjësve të përfshirë në korrupsion, duke theksuar se informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh.

Këtu ka ndërhyrë menjëherë Nasip Naço duke fikur mikrofonin me argumentin se nuk mund të bëjë pyetje që përmbajnë sekret shtetëror.

Pjesë nga debati:

Salianji: Ka një shqetësim shumë të madh për ne, ka pasur një shpartallim institucional kur drejtohej nga drejtuesi I komanduar. Kemi pasur kontakte që drejtuesit profesionistë të SHISH janë zëvendësuar me drejtues militant, a ka një plan drejtoresha për këto? A do të zhbëjë kulturën e mosndëshkimit për punonjësit që përfshihen në korrupsion. Ne këtu e kemi detyrim në rastin kur informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh. Ju jap rastin po të doni

Nasip Naço: Nëse do të bësh pyetje të që përmbajnë sekret shtetëror, do të ndërpres fjalën. Duhet të mësosh që në këtë vend ka ligj. Jam drejtor seance.

Salianji: Mos e prishni mbledhjen më lër të bëj pyetjen.

Naço: Je më gangsteri se të gjithë ti?

Salianji: Nuk e bën dot gangsterin!

Naço: E kupton ti që kemi të bëjmë me një sekret shtetëror?!

Salianji: T’i mund të kesh ëndërr për t’u bërë drejtor i SHISH, ëndrra ke bën vaki s’të dalin!