Deputeti i Bundestagut Gjerman, Tobias Gottardt ka folur pas takimit që ka zhvilluar në kryesinë e Kuvendit me deputetët shqiptarë. Tobias Gottardt ka thënë se ata që e dua demokracinë janë pro dialogut dhe vështirësitë duhet të kalohen së bashku.

“Doja ta prekja nga afër realitetin. Kam dëgjuar kategori të ndryshme përfaqësues fondacionesh dhe kryetarë grupesh parlamentare. Fola për reformën në drejtë dhe implementimin e vettingut hapat që janë marrë nga Shqipëria janë të dukshme Shqipëria ka bërë përparim.

Sigurisht nuk besoj që më takon mua të jap komente për situatën e brendshëm politike dua të shpreh qëndrimin tim se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe përballimit të çdo situate me dhënien e argumenteve gjithnjë pro dialogut.

Si një europian i bindur në vlerat që transmeton BE unë jam këtu për të mbështetur çdo hap që Shqipëria po ndërmerr drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë është me fitore për të dyja anët si për Shqipërinë dhe BE. Pavarësisht vendit nga i cili vijmë, mesazhi i përbashkët është: Të gjitha vështirësitë dhe risqet që na shfaqen duhet të bashkëpunojmë bashkë”- tha deputeti gjerman.

Gjatë kësaj konference kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli ka shprehur keqardhje për vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“Ne e garantuam kolegun gjerman për vazhdimësinë e reformës në Drejtësi. Do t’i rrimë fortë idesë se jemi duke bërë reformat e duhura. Rezultatet kanë ardhur dhe pritet akoma të vijnë.  Më vjen shumë keq që kolegët opozitarë nuk kanë mundur të jenë në një takim si ky. Më vjen keq që vendimi ekstrem e vë në ngërç jetën tonë parlamentare. Jemi këtu të gatshëm t’ia zgjasim dorë opozitës për ti dhënë po dialogut”, tha Kodheli.

Veritas.com.al/