Koment/ Lefter Maliqi, i cili u betua paraditen e së mërkurës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e ka cilësuar të gabuar qëndrimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili e pati vendosur atë të treti në listën e Qarkut të Beratit.

Sipas Lefter Maliqit, Basha e kërkon postin e kryeministrit në formë dhurate.

“Basha bërë vetë listën dhe humbi zgjedhjet. Basha e kërkon postin e kryeministrit si dhuratë. Duhet ta marrë me votë”, u shpreh Maliqi. Maliqi ka një eksperiencë të gjatë në radhët e PD dhe e di se si Lulzim Basha e ka marrë dhuratë nga Berisha postin e kryetarit. Tani ai i kërkon dhuratë Ramës postin e kryeministrit, ndërsa tenton të shpëtojë veten nga ligji.

Por a janë gati demokratët t’i shkojnë pas Bashës në kërkim të interesave të tij vetjake?

Fjala e deputetit Maliqi:

“Fati im që zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar, reshti i lënë bosh prej tyre do jetë plot. Të mos kujtojnë se do jenë më të mirë se ne. Demokratët të mos gënjehen më. Unë kam sakrifikuar bashkë me ta në protesta, 3 muaj shkova në çadër, ai na gënjeu dhe na mashtroi. Lidershipi me mandat të dhuruar, sot ma ka dhuruar mua mandatin. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike”,- tha ai.

Maliqi tha më tej se PD ia kishte borxh atij këtë mandat. “Rasti im është rast ndryshe, i drejtohem demokratëve të mos gënjehen më por të ndryshojnë lidership. Në protesta nuk ngrihet Tirana, vijnë nga bashki përreth, të ketë protestë e revoltë do të thotë të ngrihet Tirana. Gjithë kriza qëndron të lidershipi që siç gënjeu për listën e vendosi me familjen e vet, dhe pësoi disfatën më të madhe që ka marrë nga PS, po ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Mandati im ka të bëjë me kthimin e dinjitetin dhe atë që më kishte borxh PD. Më kishte borxh edhe në zgjedhjet lokale kur humbi 5-0 zgjedhjet lokale në Berat. PD po bën të njëjtat gabime”,- vijoi deputeti.

Veritas.com.al/