Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Në hyrje të SPAK, Dogjani u ka thënë gazetarëve se po hyn që të marrë disa akte.

Deputeti është në hetim pasuror, teksa më 4 nëntor për gati 2 orë Dogjani dha shpjegime për shtëpinë që ka blerë në 2006.

Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapsirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *