Pas konfliktit  në seancë parlamentare ku deputeti demokrat Flamur Noka hodhi kartonin e votimit drejt deputetit kundërshtar Braçe, është mbledhur Byroja e Kuvendit ku ka vendosur që të përjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën.

Kërkesa për përjashtimin e Nokës e bëri PS, si edhe PD kërkoi përjashtim e deputetit socialist Braçe por kjo nuk u miratua nga Byroja.

Zoti Noka foli për mediat dhe deklaroi se Braçe duhet të zbatojë rregulloren e këtij Kuvendi, “atë bëra edhe unë, mora rregulloren dhe ia hodha surratit, komplekset e tij fizike dhe morale te mos e tregoje me rrugaçëri”, tha Noka.

Pas përjashtimit të Nokës, opozita braktis seancën plenare e cila rinisi për herë të katërt.

Edi Paloka tha në seance: “O rrëzohet Edi Rama o diktaturën do ta mbajmë në shpinë të gjithë”.

/Veritas.com.al/