Deputeti i PDIU, i zgjedhur në Elbasan ka vendosur të largohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai është drejtuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku ka kërkuar të dorëzojë mandatin.

Por KQZ e ka drejtuar për në Kuvend që të dorëzojë mandatin e deputetit.

Pas kësaj procedure, është përsëri KQZ që ‘i vë vulën’ mosqenies së zotit Muça anëtar në Kuvendin e Shqipërisë.

Nuk bëhen të njohura arsyet e ‘dorëheqjes’ së deputetit nga detyra e tij politike, përveç ligjërimit klishe “për arsye personale”.

Veritas.com.al/